Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Mal i Zi/ Vuthaj, perla e harruar që po rilind falë investimeve të diasporës
Fshati Vuthaj është një vend mjaft i bukur, por që fatkeqësisht dita-ditës po zbrazet. Madje, ata pak banorë që kanë mbetur, thonë se tash e thuajse e 50 vjet autoritetet malaziase nuk kanë investuar dot në këtë fshat. Por, shpresat janë ngjallur nga diaspora, e cila ka nisur të lëvizë me investime në këtë vend që mbledh turistë nga shumë vende.Idriz Sokoli tashmë rreth të 80-tave me nostalgji e kujton kohën e shkuar dhe ditët e paharruara në vendlindjen e tij Vuthaj e Gucisë, në këtë perlë që të lë pa frymë, kur fshati ishte i mbushur plot jetë me malësore e malësor të të gjitha moshave.“Jeta këtu është ken e bukur, n’daq me burrni, n’daq me sojni, me qika e me djem. N’daq me...