Britani/ Mbyllet aeroporti Heathrow për shkak të zjarrit, preken 1300 fluturime

Britani/ Mbyllet aeroporti Heathrow për shkak të zjarrit, preken 1300 fluturime

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një nënstacion elektrik në Londër, duke lënë pa energji një prej aeroporteve më të mëdha në vend atë të Heathrow.Për këtë arsye, për motive sigurie autoritetet në Heathrow kanë vendosur që të ndalojnë punën deri në mesnatën e ditës së premte.“Heathrow po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme të energjisë në të gjithë aeroportin për shkak të një zjarri të madh në një nënstacion elektrik aty pranë.Ndërsa ekuipazhet e zjarrfikësve po i përgjigjen incidentit, ne nuk kemi qartësi se kur mund të rikthehet energjia në mënyrë të besueshme.Për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim Heathrow deri në orën 23:59 më 21 mars 2025”, shkruhet në njoftim.Zjarri në Hayes ka...