Flamuri i Kosovës ngrihet në Beograd, Federata Serbe reagon dhe e heq

Për herë të parë në histori, flamuri i Kosovës u ngrit në Beograd gjatë Kongresit të 49-të të UEFA-s. Ky zhvillim, i cili shënon një moment simbolik në arenën ndërkombëtare të futbollit, u pasua me reagim të menjëhershëm nga Federata e Futbollit të Serbisë, e cila e hoqi flamurin dhe kërkoi falje tifozëve serbë.Në një komunikatë zyrtare, Federata Serbe e Futbollit e cilësoi ngritjen e flamurit si një “neglizhencë të organizatorëve”, duke theksuar se e ka korrigjuar menjëherë situatën. “Reaguam shpejt dhe me vendosmëri. Nuk ka më asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd,” thuhet në njoftim.Gjithashtu, Federata shprehu ndjesë ndaj tifozëve serbë dhe qytetarëve, veçanërisht ndaj serbëve të Kosovës, duke e konsideruar këtë incident si një situatë që shkaktoi shqetësim.Kongresi i UEFA-s, i mbajtur për herë të parë në Beograd, është një nga ngjarjet më të mëdha sportive të organizuara në Serbi dhe mbledh figurat kryesore të futbollit evropian e botëror.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Për herë të parë në histori, flamuri i Kosovës u ngrit në Beograd gjatë Kongresit të 49-të të UEFA-s. Ky zhvillim, i cili shënon një moment simbolik në arenën ndërkombëtare të futbollit, u pasua me reagim të menjëhershëm nga Federata e Futbollit të Serbisë, e cila e hoqi flamurin dhe kërkoi falje tifozëve serbë.Në një komunikatë zyrtare, Federata Serbe e Futbollit e cilësoi ngritjen e flamurit si një “neglizhencë të organizatorëve”, duke theksuar se e ka korrigjuar menjëherë situatën. “Reaguam shpejt dhe me vendosmëri. Nuk ka më asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd,” thuhet në njoftim.Gjithashtu, Federata shprehu ndjesë ndaj tifozëve serbë dhe qytetarëve, veçanërisht ndaj serbëve të Kosovës, duke e konsideruar këtë incident si një situatë që shkaktoi shqetësim.Kongresi i UEFA-s, i mbajtur për herë të parë në Beograd, është një nga ngjarjet më të mëdha sportive të organizuara në Serbi dhe mbledh figurat kryesore të futbollit evropian e botëror.