Tekniku: Ndeshja në Elbasan? Do kishte qënë mirë të luanim në Shkodër, tani kanë ndodhur zhvillimet s’kam çfar të them, luajmë në Elbasan, nuk do të na mungojnë tifozët.
Nesër në “Elbasan Arena” të Elbasanit, me fillim orën 20:00, Vllaznia pritëse do të takohet për raundin e parë kualifikues të Conference League me letonezët e Daugavpils.
Trajneri i kuqebluve Edi Martini foli sot një konferencë për shtyp. Dëmtimet e Jazxhi, Malës dhe Krymit si dhe largimi i Ildi Grudës për te Egnatia konsiderohen moment i vështirë për t’u kapërcaer në këtë takim të parë.
Martini:
“Gjendja e shumicës prej lojtarëve është e mirë, Mala ka pasur probleme dhe do të jetë në stol, nëse do të jetë një ndeshje e ekuilibruar do të na duhet ta aktivizojmë. Krymi është stërvitur me ekipin, nesër do të sakrifikojë dhe do të aktivizohet nga minuta e parë. Disa gjëra nuk na kanë shkuar ashtu si duhet, por ju kam thënë djemve që është një ndeshje që duhet fituar, e dimë që është e vështirë, me gjendje të mirë fizike, por ne do të futemi në fushë dhe do bëjmë punën tonë për tu kualifkuar në turin tjetër”.
Ildi Gruda? “E pashë ndeshjen e Egnatias, nuk kam shumë koment, e kam mendjen te ekipi im, nuk dua ta diskutoj më këtë temë, është çështje e harruar për mua personalisht dhe për ekipin po se po, koha do tregojë çdo gjë. Nuk e di për deklaratën e tij, nuk e kam degjuar, s’më intereson”.
Ndeshja në Elbasan? Do kishte qënë mirë të luanim në Shkodër, tani kanë ndodhur zhvillimet s’kam çfar të them, luajmë në Elbasan, nuk do të na mungojnë tifozët”, u shpreh ndër të tjera Edi Martini.
Vazhdo leximin
