Kryeministri Edi Rama ka dhënë Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, duke e çuar këtë spital në një fazë të re të menaxhimit të burimeve financiare. Po ashtu, gjatë një ceremonie, pesë spitale të tjera të vendit morën kartën e autonomisë menaxheriale.Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të vlerësuar performancën e spitaleve dhe për të shpërblyer ato sipas rezultateve të arritura. Ai shpjegoi se ky model i ri mundëson që shpërblimi financiar të jetë më i drejtpërdrejtë dhe të bazohet në performancën e punonjësve, ku ata mund të marrin më shumë sesa tavani i kategorisë së tyre, në varësi të rezultateteve.“Kjo do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, kthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vet”, u shpreh Rama.Kryeministri njoftoi gjithashtu se autonomia menaxheriale, e cila është testuar me sukses për një vit në Spitalin Memorial të Fierit, do të aplikohet në pesë spitale të tjera të vendit. Autonomia financiare, sipas tij, do të përfshijë edhe pesë spitale të tjera pas një viti, duke e shtrirë kështu këtë model menaxherial edhe në pjesën tjetër të sistemit spitalor.Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera, përfshirë Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Maternitetin “Koço Gliozheni”, Spitalin Rajonal të Korçës, Spitalin Rajonal të Elbasanit, Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe Spitalin Universitar të Traumës, morën gjithashtu kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat u dorëzuan nga vetë kryeministri Rama, që vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e stafit të këtyre spitaleve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.
Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare
