Kosovë/ Qeveria në detyrë ndan 580 mijë euro për shkollën dhe muzeun në Preshevë

Qeveria në detyrë ka miratuar ndarjen e 580 mijë eurove për ndërtimin e një shkolle të muzikës dhe muzeut në Preshevë, duke vazhduar kështu mbështetjen për komunitetin në këtë rajon.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se mbështetja për arsim dhe lobim institucional në Preshevë nuk ndalet, duke përmendur se në mbledhjen e kaluar janë ndarë mbi 626 mijë euro për qëllime të ngjashme.“Mbledhjen e kaluar ndamë mbi 626 mijë euro për mbështetjen në arsim dhe lobim institucional atje. Këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë eurove. Mbështetja do të vijojë,” deklaroi Kurti.Gjithashtu, Qeveria miratoi lidhjen e marrëveshjes së grantit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Programi – Nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurinë e ujit, faza 2”.Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar votoi gjithashtu për ndarjen e mbi 700 mijë eurove për Ministrinë e Kulturës, në mbështetje të obligimeve sipas “Memorandumit të Mirëkuptimit mes MKRS-së, Federatës së Volejbollit dhe Komitetit Olimpik”.Në fund, kryeministri në detyrë shprehu ngushëllime për familjarët dhe kolegët e komandantit të Togut të Zjarrfikësve në Gjakovë, Kaçun Lima, duke e vlerësuar atë për vetmohimin dhe përkushtimin e tij në detyrë.“Do të kujtohet gjithmonë për vetmohimin në çdo ditë të punës, përkushtimin e lartë ndaj detyrave dhe përgjegjësive, si dhe shembullin për të tjerët si udhëheqës i togut,” u shpreh Kurti.