Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar me respekt dhe dhimbje të thellë sakrificën e Vëllezërve Bytyqi – Agronit, Yllit dhe Mehmetit – tre shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare që lanë jetën e sigurt në Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për çlirim.“Luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, duke vënë theksin tek heroizmi dhe sakrifica e tyre.Ai ka dënuar ashpër faktin që Serbia, përveçse i ka ekzekutuar vëllezërit Bytyqi pas përfundimit të luftës, vazhdon të injorojë krimet e luftës dhe t’i glorifikojë autorët e tyre, përfshirë edhe ata që dyshohen për këtë krim të rëndë.“Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet, zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e ‘Atlantikut’. Dhembja e tyre është dhembja jonë. Krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin”, ka theksuar lideri i AAK-së.Vëllezërit Bytyqi mbeten ndër simbolet më prekëse të angazhimit ndërkombëtar për lirinë e Kosovës dhe viktima të një prej krimeve të pandëshkuara që ende rëndojnë mbi ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar me respekt dhe dhimbje të thellë sakrificën e Vëllezërve Bytyqi – Agronit, Yllit dhe Mehmetit – tre shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare që lanë jetën e sigurt në Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për çlirim.“Luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, duke vënë theksin tek heroizmi dhe sakrifica e tyre.Ai ka dënuar ashpër faktin që Serbia, përveçse i ka ekzekutuar vëllezërit Bytyqi pas përfundimit të luftës, vazhdon të injorojë krimet e luftës dhe t’i glorifikojë autorët e tyre, përfshirë edhe ata që dyshohen për këtë krim të rëndë.“Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet, zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e ‘Atlantikut’. Dhembja e tyre është dhembja jonë. Krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin”, ka theksuar lideri i AAK-së.Vëllezërit Bytyqi mbeten ndër simbolet më prekëse të angazhimit ndërkombëtar për lirinë e Kosovës dhe viktima të një prej krimeve të pandëshkuara që ende rëndojnë mbi ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare.
Haradinaj përkujton Vëllezërit Bytyqi: Simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës
