Egnatia nis aventurën në Champions, edhe Drita e Shkëndija në fushë

Do të startojë sot kompeticioni madhor i UEFA Champions League me turin e parë kualifikues. Egnatia, kampionia e Shqipërisë përballet në këtë duel të vajtjes me islandezët e Breidablik në ‘Arena Egnatia’ me objektivin madhor për të marrë rezultat pozitiv.

Ndeshja luhet në orën 21:00 aty ku pritet dyndje tifozësh jo vetëm nga qyteti i Rrogozhinës por dhe nga rrethinat apo qytete gjeografikisht pranë impaintit ku luhet ndeshja. Ndërkohë po sot do të nisin aventurën në këtë kompeticion kampionia e Kosovës, Drita, dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija Tetovë.

Gjilanasit presin në “Fadil Vokrri” luksemburgasit e Diferdanzh (20:00) ndërsa Shkëndija si mike në Uells për t’u ndeshur me Nju Saints (20:00)

Më poshtë të gjitha ndeshjet e sotme turi i parë kualifikues në Champions League 2025/26:

17:00 KuPS- Milsami

18:00 Noah-Buduçnost

18:00 Iberia 99-Malmo

18:30 Levadia Tallim-RFS (Riga Futbola skola)

19:00 Olimpija- Kairat

20:00 Drita-Diferdanzh

20:00 TNS- Shkëndija

20:00 Vikingur-Linkoln Red Imps

21:00 SS Virtus-Zrinjski Mostar

21:00 Egnatia- Breidablik/Sportiim.al/

Vazhdo leximin