Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ardian Ismajli lojtar më i r i Torinos, mbrojtësi kuqezi kryen vizitat mjekësore, pritet të firmosë kontratë 3 vjeçare me klubin granata
Ardian Ismajli është lojtar më i ri i Torinos. Mbrojtësi shqiptar, i cili vjen si lojtar i lirë pas shkëputjes nga Empoli më 30 qershor, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Institutin e Mjekësisë Sportive, brenda stadiumit Olimpico Grande Torino, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore përpara se të firmosë kontratën me klubin dhe të vihet në dispozicion të trajnerit Marco Baroni, duke filluar nga e marta, kur skuadra do të nisë stërvitjet në qendrën “Filadelfia” nën drejtimin e trajnerit të ri. Nëse shkon gjithçka sipas parashikimeve, më pas përfaqësuesi shqiptar do ta nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin torinez, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. Sipas mediave italiane, Ismajli do të paguhet 1,1 milion euro në vit plus bonuset. Ardian Ismajli, i...