Reali mposht Dortmundin dhe gjën PSG-në në gjysmëfinale

Çerekfinale Kupa e Botës për Klube:

Real Madid- Dortmund 3-2 (Gonzalo Garsia 10′, Fran Garsia 20′, Mbape 90+4′ / Beier 90+3′, Girasy 90+8′)

Në ‘MetLife’ impaintin ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës për Klube 2025, Reali i Madridit dhe Borusia Dortmund diskutuan biletën e fundit gjysmëfinale.

Ndeshja nisi më së miri për Los Blancos të cilët me zbulimin e këtij Botërori Gonzalo Garsia shënuan që në të 10′-ën për 1-0. Goli i dytë i madrileneve erdhi 10′ minuta më vonë teksa këtë radhë ishte ‘Garsia 2′ ai që dyfishoi në të 20’-ën. Pjesa tjetër e lojes ishte e vakët në gola, por deri kur?

Tre të tillë u shënuan pas minutës së 90′ duke mbajtur në tension për pak sekonda skuadrën e Ksabi Alonsos. Fillimisht shënoi Beier 90+3 më pas Mbape për Realin 90+4′ dhe në fund Dortmund me Girasy shënoi përmes një penalltie në të 90+8. Reali në gjysmëfinale por këtë radhë pa mbrojtësin Huijsen i cili u ndëshkua me të kuq.

Gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube8/7 ore 21 Fluminense-Çelsi9/7 ore 21 PSG- Real Madrid /Sportiim.al/

Vazhdo leximin