“Botërori i vështirë por jo i pamundur”/ Ekipi kuq e zi drejt misionit, flet Presidenti i FSHF-së: Në Serbi për të…

I ftuar në një intervistë televizive Duka gjithsesi tha se ekipi kuqezi ka ende shpresë.
Pas ndeshjeve të fundit ku Kombëtarja barazoi me Serbinë dhe Letoninë, misioni Botëror për kombëtaren është komplikuar në maksimum, fakt që e pranoi edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Ishit në SHBA së fundmi për Botërorin e Klubeve, po në 2026 do të shkojmë në Amerikë, a besoni më?
Nuk e kam konsideruar asnjëherë si një objektiv i lehtë. Nuk është e lehtë, por asnjëherë e pamundur. Në kushtet ku jemi, gjërat janë vështirësuar, por nuk janë mbyllur. Kemi 4 takime që duhet t’i konsiderojmë finale. Me një rezultat pozitiv në Serbi, na rihapet mundësia për një Play Off. Mbetet një objektiv i vështirë, jo vetëm për tani, por edhe për të ardhmen. Kemi ekip me prespektivë.
Duka u pyet edhe për miratimin e skemës Final Four në Shqipëri.
Pyetja e fundit, në lidhje me të ardhmen. Pse vendoset të vijoni me FINAL4? Pse i besoni shifrave të FIFA-s, nuk keni në plan për të ndryshuar?
Në hapat e para të tij Final Four ka prodhuar mirë, ka patur interes, ka prodhuar emocion dhe të ardhura. Nëse duhet të mbetet i tillë dhe ne jemi në këtë lloj diskutimi me anëtarët në garë, me klubet e futbollit dhe me ekspertët, nëse duhet të jetë i njëjtë, duke rrëzuar pikët e 4 ekipeve të para, apo duke ruajtur pikët e mbledhura gjatë kampionatit, apo përgjysmuar, këtë do ta vendosim brenda një afati 10-ditor bashkë me ekipet pjesëmarrëse.