Arteta: Rikthimi i Saka pikërisht ai që na duhej në këtë moment të sezonit

3 Prill 2025

12:56

Telesport

Fitorja 2-1 ndaj Fulham në kampionat dhe mbi të gjitha rikthimi në fushë, madje me gol i sulmuesit Bukayo Saka ka qenë lajmi më i mirë për skuadrën e Arsenal. Prania e tij i jep më shumë shanse “topçinjve” për të arritur objektivat e mbetur.
“Rikthimi i tij ishte lajmi më i mirë i mundshëm. Ishte një mundësi e mirë për të parë se sa shumë njerëzit e duan dhe i ka marrë malli. Kur je larg është mirë të kuptosh se kush je si person dhe pritja ishte madhështore”, tha trajneri Mikel Arteta.
Më tej ai shtoi: “Saka e ngriti stadiumin në këmbë. E meritonte sepse bën gjëra çdo ditë. Është një shembull i mirë, pasi ai e ndihmoi skuadrën gjatë gjithë rehabilitimit. Ishte një moment i mirë për të gjithë ne”.
“Ishte pikërisht ajo që ne kemi nevojë në këto momente, një lojtar që të na ndihmojë dhe një stadium që na mbështet. Saka na jep një mundësi më shumë. Me kthimin e Bukayo, skuadra ka marrë një motivim dhe nxitje të vërtetë”, tha Arteta.