Në të kaluarën ka patur një KAS shqiptar por ai më pas ai u “shua” duke i zgjidhur problemet e mëdha te ai i Lozanës në Zvicër.
Sidoqoftë pas propozimit të bërë së fundi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Kuvendi i Shqipërisë, ka aprovuar krijimin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS) i cili do të ketë buxhet nga shteti. Funksionimi i këtij ligji vjen pas 12 muajve teksa financimi pas dy viteve nga hyrja në fuqi e tij.
Kështu nëse një sportist ,Klub, etj, ka probleme me palët në bashkëpunim, mund të ketë këtë mundësi drejtësie duke hapur qartë derën e zgjidhjes së çështjeve të caktuara.
