Arrestohen tre efektivë policie, dyshohen se dhunuan një person

Arrestohen tre efektivë policie, dyshohen se dhunuan një person

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot në qytetin e Klinës, nën dyshimet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të ndaluari, duke tejkaluar kështu kompetencat e tyre zyrtare. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë një operacioni policor për arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. “Sipas raportit fillestar, patrulla policore ka ndërhyrë në një shtëpi në Klinë për të arrestuar një të dyshuar për ‘Kanosje’. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi. Megjithatë, ai shtoi se pas analizimit të provave të mbledhura, është konstatuar se ndaj të ndaluarit është ushtruar dhunë fizike, çka përbën...