LeBron James gati të thyejë rekordin e sezoneve në NBA, i kërkon Lakers një skuadër fituese për titullin

LeBron James do të ushtrojë opsionin e tij prej 52.6 milionë dollarësh si lojtar me Lakers për sezonin sportiv 2025-26. Kështu, ai bëhet basketbollisti i parë në histori që do të luajë sezonin e 23-të në NBA.
James do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, ndaj i ka kërkuar klubit që të ndërtojë një ekip pretedent. Pasi realizoi ëndrrën të luajë në një ekip me djalin e tij (Brony), tashmë ai kërkon edhe një tjetër titull kampion me Lakers, pas atij të fituar në kohën e pandemisë.
Duket se ai e ka kaluar një dëmtim që pësoi në fazën play off. “Kam shumë kohë për t’u kujdesur për dëmtimin tim, gjurin tim, trupin tim dhe për t’u siguruar që jam sa më afër 100% kur të fillojë kampi stërvitor, në fund të shtatorit“, tha James në një intervistë.
Sezoni i ardhshëm do të jetë viti i tij i parë i plotë me Luka Doncic si shok skuadre, një dyshe që ëndërron, por që ka nevojë për ndihmë nga pjesa tjetër e skuadrës. Agjenti i LeBron, Rich Paul, tha: “LeBron dëshiron të garojë për titullin. Ai e di që Lakers po ndërtojnë për të ardhmen”.
“Ai e kupton këtë, por gjithashtu e di se ka një shans real për të fituar. Ne e vlerësojmë shumë partneritetin që kemi pasur për tetë vjet me klubin dhe i konsiderojmë Lakers një pjesë themelore të karrierës së tij. Ne e kuptojmë vështirësinë e fitores tani ndërsa përgatitemi për të ardhmen”, tha agjenti i “King James”.
Në fund, agjenti i LeBron shtoi: “Ne duam të vlerësojmë se çfarë është më e mira për të në këtë fazë të jetës dhe karrierës së tij. Ai dëshiron ta bëjë çdo sezon që i ka mbetur të vlejë dhe Lakers e kuptojnë këtë, e mbështesin atë dhe duan më të mirën për të“.