Çalhanoglu rrit presionin ndaj Interit, kërkon të largohet me kosto sa më të ulur

Çalhanoglu rrit presionin ndaj Interit, kërkon të largohet me kosto sa më të ulur

Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk, i ardhur 4 vite më parë te zikaltrit me parametër zero nga Milani, po i bën presion presidentit Giuseppe Marotta për t’u liruar me një çmim të ulët në favor të Galatasaray. Lajmin e raporton “Il Giornale”, që përshkruan një situatë të re në shtëpinë zikaltër. Dëshira e numrit 20 të skuadrës së Cristian Chivu ka qenë e qartë prej ditësh, por në “Viale della Liberazione” kanë kërkuar gjithmonë 35-40 milionë euro nga klubi i Stambollit për ta lënë të lirë. 31-vjeçari ka një raport shumë të mirë si me drejtuesit, ashtu edhe me shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët e kanë adhuruar që nga...