3 Prill 2025
10:06
Alfred Lleshi
Si gjithmonë, tension i lartë në derbin mes Fenerbahçe dhe Galatasaray, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Turqisë. Përveç përplasjeve në fushë, në fund të ndeshjes José Mourinho, i cili javët e fundit e kishte sulmuar disa herë klubin kundërshtar, ka pasur një incident të ashpër me trajnerin Okan Buruk.
Tekniku turk përfundoi në tokë pas një gjesti të “Special One”, i cili u largua menjëherë nga situata, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte për të qetësuar gjakrat. Një skenë tashmë e zakonshme në derbit e Stambollit. Pas 15 minutash shtesë dhe tre kartonësh të kuq, Galatasaray siguroi fitoren falë dopietës së Victor Osimhen, sulmuesit të huazuar nga Napoli.
Pas ndeshjes, Mauro Icardi nuk e humbi rastin për të thumbuar rivalët. “Nuk luajnë vetëm hendboll. Bëjnë edhe boks”, – shkroi ish-sulmuesi i Interit në një “Instagram Story”, duke ironizuar situatën e tensionuar në fushë.
