Adrian Ismajli qëndron në Serie A, mbrojtësi kuqezi firmos për skuadrën e Torino

Adrian Ismajli qëndron në Serie A, mbrojtësi kuqezi firmos për skuadrën e Torino

30 Qershor 2025 8:51 Telesport Skuadra e Torinos do të jetë destinacioni i ri për mbrojtësin shqiptar Adrian Ismajli. Lajmi është konfirmuar nga “sportmediaset”, që sqaron së marrëveshja do të bëhet publike pas datës 1 korrik. Mbrojtësi 28-vjeçar shqiptar do të transferohet si një lojtar i lirë, pasi sot skadon kontrata e tij me Empoli. Me këtë ekip, Ismajli luajti në 4 sezonet e fundit në Serie A, ku u aktivizua në 104 ndeshje. Në Serie A ai ka luajtur fillimisht me Spezia, ndërkohë që tani aventura e tij do të vijojë me klubin “granata”. Së fundi, ekipi i Torino ka zgjedhur edhe trajnerin e ri, që do të jetë Marco Baroni. Për Ismajli ishin interesuar disa ekipe të Serie A, por duket se Torino...