Luis Enrique kujton anekdotën pikante me Mascherano: As i dehur nuk ikën nga Barça…

Luis Enrique kujton anekdotën pikante me Mascherano: As i dehur nuk ikën nga Barça…

29 Qershor 2025 10:36 Alfred Lleshi “Një gjë e kisha të qartë; që Mascherano dhe Busquets do të bëheshin trajnerë të mirë”. Ky është kujtimi i bukur që Luis Enrique ruan për të dy lojtarët, gjatë periudhës së tij si trajner i Barcelonës. Asturiani do të përballet sonte me Inter Miami, i drejtuar nga argjentinasi, ndaj ka përfituar nga rasti për të treguar një episod kur “El Jefecito” ishte nën urdhrat e tij te Barça. “Bisedën e parë që kam pasur me Mascherano, kur unë isha trajner i Barçës, e kam bërë në ‘British School’ të Barcelonës, sepse vajzat tona shkonin bashkë në të njëjtën klasë. Ia bëra aty, sepse kishte një situatë pak të çuditshme rreth mundësisë që ai të largohej nga Barça. Më...