Euro U21 në Sllovaki/ Anglia fiton trofeun e dytë radhazi

Finale Euro U21 në Bratislavë: Angli U21- Gjermani U21 3-2 (Eliot 6′, Hutçinson 25′, Rou 92′ / Vajper 45+1′, Nebel 61′)

Anglia mpsht 3-2 Gjermaninë në finalen për trofeun e Europianit U21 2025 që u zhvillua në Sllovaki. Skuadra e moshave të drejtuar nga Li Kasli e nisi me gol finalen teksa lojtari i Liverpul, Eliot shënoi që në minutën e 6′-të. Me lojën e gjermanëve në rritje vjen një goditje të dytë në të 25′ kur Hutçinson dyfishoi për britanikët. Reagimi i Gjermanisë falë lojes shumë të mirë në 15′ e fundit të pjesës së parë u shpërblye me goditjen me kokë të shqiptaro-gjermanit Nelson Vajper kur luhej shtesa e kësaj pjese.

Edhe pjesa e dytë nis me furi për Pancerat e vegjël. Me Grudën në të djathtë Vajper në qendër, Nebel në të majtë dhe Voltemade si sulmues i dytë, Gjermania barazon në të 61′ me Nebel. Shifrat deri në fund nuk ndryshuan por teksa trajneri gjerman vendosi të largojë dy shqiptarët, rivali i tyre në fushë fitoi metra dhe u pa më shumë te zona e gjermanëve.

Sidoqoftë suksesi i Anglisë nëse nuk erdhi brenda 90′ minutave bëhët realitet në startin e shtesës së parë 2×15′. I sapo hedhuri në fushë Ruo godet saktë në të 92′ për 3-2. Një traversë në fund për Gjermaninë nuk e prishi festën e Anglisë e cila fiton trofeun e kampionit të Europës për U21. Ky ishte titulli i 4-ët në histori dhe i dyti radhazi./Sportiim.al/

Vazhdo leximin