Pas ndeshjeve në grupe, nis beteja për 16 skuadrat e kualifikuara për një vend në 1/8-at.
FIFA, Kupa e Botës për Klube 2025 që po zhvillohet në SHBA nis sot me duelet me eleminim të drejtpërdrejtë. Për një biletë në çerekfinale të turneut madhor në orën 18:00 (ora e Shqipërisë) vjen përballja Palmierias- Botafogo. Dy skuadrat e njohura braziliane ndeshën në impiantin ‘Lincoln Financial Field’ (Filadelfia) me kapacitet 69 879 ulëse dhe do të gjykohet nga francezi 36 vjeçar Fransua Lëteksje.
Ndërkaq në orën 22:00 në “Bank of America Stadium” (Sharlote, 75412 vende), dueli tjetër i ditës. Në fushë do të jenë Benfika- Çelsi në një duel që pritet të jetë vërtetë i paparashikueshëm. Ky takim do të djykohet nga slloveni Slavko Vinçiç./Sportiim.al/
Turi për 1-8-at
Sot:
Palmerias- Botafogo 18:00
Benfika- Çelsi 22:00
Vazhdo leximin