Kristjan Asllani luan për 90′ me Inter, italianët kalojnë si të parët e Grupit E.
Beteja për të kaluar nga grupet duke siguruar një vend në të 1/8-at e Botërorit të Klubeve FIFA njohu këtë mengjes surprizën e parë të madhe. Nga dy takimet e Grupit E me ndeshjet e raundit të tretë, veçohet suksesi i skuadrës meksikane të Monterrej e cila me Serxhio Ramos në ‘gji’ , lë jashtë gjigandët argjentinas të River Plejt duke kaluar më tej.
Meritë madhore pati Inter i Milanos pasi ishin pikërisht italianët e Kivu ata që mundën 2-0 argjentinasit në një duel ku amerikano jugorët e mbyllën me dy futbollistë më pak. Nga ana e tyre meskikanët triumfuan 0-4 ndaj japonezëve të Urava duke ecur përpara e siguruar duelin e radhës me Dortmund.
Grupi E, Raundi 3.
Inter- River Plejt 2-0
Urava-Monterrej 0-4
Vazhdo leximin