Aktori Xhevdet Jashari: Më mirë thuaj jam serb se kosovar, jemi vetëm shqiptarë

Aktori i njohur Xhevdet Jashari ka ndezur një debat të gjerë publik me deklaratat e tij të drejtpërdrejta kundër përdorimit të termit “kosovar”, duke e konsideruar atë si një shpikje serbe dhe një formë ndarjeje mes shqiptarëve.Në një intervistë të fundit, Jashari u shpreh me tone të forta: “Fjala Kosovë është serbisht, më mirë thuaj jam serb. Mallkuar qoftë ai që thotë jam kosovar. S’ka kosovar, ka vetëm shqiptarë.”Sipas tij, termi “kosovar” është imponuar me qëllim për të ndarë identitetin shqiptar dhe për të dobësuar lidhjet kombëtare. “Terminologji që e ka shpik serbi, ti me e pranu…? Më dhemb shumë kur dikush thotë ‘jam kosovar’, shumë shumë më dhemb,” tha ai.Aktori që njihet për rolet e tij patriotike dhe angazhimin në çështje kombëtare, vijoi më tej: “Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, apo ai i Preshevës? Ne jemi shqiptarë. Nuk jemi as serbë, as maqedonas. Ai që thotë ‘jemi kosovarë’, bën ndarjen mes shqiptarëve.”Deklarata të tilla kanë nxitur komente të shumta në rrjetet sociale dhe opinion publik, ku disa e mbështesin qëndrimin e Jasharit si një reagim kundër identiteteve të fragmentuara, ndërsa të tjerë e kritikojnë për qasje përjashtuese ndaj një termi që për shumë qytetarë të Kosovës ka kuptim të përkatësisë gjeografike apo kulturore.Çështja e termit “kosovar” ka qenë shpesh objekt debatesh në shoqërinë shqiptare, veçanërisht në kontekstin e ndërtimit të një identiteti të përbashkët kombëtar përtej kufijve shtetërorë. Deklaratat e fundit të Xhevdet Jasharit kanë rikthyer këtë debat në qendër të vëmendjes.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Aktori i njohur Xhevdet Jashari ka ndezur një debat të gjerë publik me deklaratat e tij të drejtpërdrejta kundër përdorimit të termit “kosovar”, duke e konsideruar atë si një shpikje serbe dhe një formë ndarjeje mes shqiptarëve.Në një intervistë të fundit, Jashari u shpreh me tone të forta: “Fjala Kosovë është serbisht, më mirë thuaj jam serb. Mallkuar qoftë ai që thotë jam kosovar. S’ka kosovar, ka vetëm shqiptarë.”Sipas tij, termi “kosovar” është imponuar me qëllim për të ndarë identitetin shqiptar dhe për të dobësuar lidhjet kombëtare. “Terminologji që e ka shpik serbi, ti me e pranu…? Më dhemb shumë kur dikush thotë ‘jam kosovar’, shumë shumë më dhemb,” tha ai.Aktori që njihet për rolet e tij patriotike dhe angazhimin në çështje kombëtare, vijoi më tej: “Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, apo ai i Preshevës? Ne jemi shqiptarë. Nuk jemi as serbë, as maqedonas. Ai që thotë ‘jemi kosovarë’, bën ndarjen mes shqiptarëve.”Deklarata të tilla kanë nxitur komente të shumta në rrjetet sociale dhe opinion publik, ku disa e mbështesin qëndrimin e Jasharit si një reagim kundër identiteteve të fragmentuara, ndërsa të tjerë e kritikojnë për qasje përjashtuese ndaj një termi që për shumë qytetarë të Kosovës ka kuptim të përkatësisë gjeografike apo kulturore.Çështja e termit “kosovar” ka qenë shpesh objekt debatesh në shoqërinë shqiptare, veçanërisht në kontekstin e ndërtimit të një identiteti të përbashkët kombëtar përtej kufijve shtetërorë. Deklaratat e fundit të Xhevdet Jasharit kanë rikthyer këtë debat në qendër të vëmendjes.