Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
UFC, Dana White jep lajmin surprizë: Kampioni i dyfishtë i botës njofton tërheqjen nga sporti
25 Qershor 2025 8:59 Telesport Në një njoftim për mediat nga Baku (Azerbajxhan), presidenti i UFC, Dana White, konfirmoi se kampioni i peshave të rënda, Jon Jones, është tërhequr zyrtarisht nga artet marciale të përziera (MMA). “Jon Jones na telefonoi për vendimin që ka marrë dhe u tërhoq nga sporti“, tha Dana White, që më tej shtroi. “Jon Jones është tërhequr zyrtarisht. Tashmë Tom Aspinall është kampioni i ri i peshave të rënda i UFC-së“. Dana White konfirmoi lajmin e Jon Jones pas muajsh spekulimesh dhe drame në mediat sociale rreth mosaktivitetit dhe ngurrimit të luftëtarit për t’u ngjitur në kafaz dhe për t’u përballur me Aspinall në një ndeshje për unifikimin e titujve. Tom Aspinall mbante titullin e përkohshëm të këtij Divizioni. Ai pat...