Botërori për Klube / Manchester City fiton me 6 gola, bashkë me Juven në 1/8 finale

Në ndeshjen e dytë të grupit G, Manchester City shkatërroi Al Ain duke fituar 6-0. Një rezultat i arritur falë dopietës së Gundogan, që siguron kalimin në 1/8 për skuadrën e Guardiolës dhe Juventusin, me bardhezinjtë që kryesojnë falë golavarazhit më të mirë (9-1 kundër 8-0), përpara përballjes direkte në ndeshjen e fundit. Skuadra e Tudor do të renditej e para si me fitore, ashtu edhe me barazim. Gjithçka vihet në dyshim për Al-Hilal, që nuk shkoi më shumë se 0-0 ndaj Salzburgut dhe tani rrezikon shumë.
MANCHESTER CITY–AL AIN 6-0Manchester City arrin Juventusin dhe kalon në 1/8 finale, por do të renditet i pari vetëm me një rezultat; fitoren në përballjen direkte, pasi të dyja skuadrat kanë barazi në golavarazh (+8) pas këtij 6-0 ndaj Al Ain. Pep Guardiola ndryshoi gjithçka dhe la pushim shumë titullarë në prag të sfidës me Juventusin, duke hedhur në fushë një formacion të revolucionarizuar me skemën 3-4-2-1.
Debutoi Ait-Nouri, me Nico-Gundogan si mesfushor qendre dhe Foden-Echeverri pas shpinës së Haaland. City shtyu menjëherë dhe kaloi në epërsi që në minutën e 8-të. Gundogan përfitoi nga një gabim në dalje i Al Ain, gjuajti me parabolë dhe mposhti portierin Eisa për 1-0.
Al Ain u mbrojt thellë, me një qëllim të vetëm: të shmangte goleadën, duke tentuar të mbante larg Haaland dhe shokët e tij. Ia doli deri në minutën e 26-të, kur Echeverri dyfishoi me një goditje dënimi perfekte.
Goli i parë me fanellën e City për ish-lojtarin e River Plate, i lindur në vitin 2007. Haaland krijoi një rast për vete dhe më pas realizoi golin e tretë me penallti. Faull ndaj Ait-Nouri, ndërhyrje e VAR dhe 3-0 në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, City uli ritmin, provoi të shënonte të katërtin me Haaland dhe Ait-Nouri, ndërsa Guardiola filloi rotacionin. Gjysmë ore lojë për Bobb dhe Rodri, 20 minuta për Reijnders dhe Cherki. Goli i katërt erdhi nga Gundogan, i cili dribloi gjysmën e mbrojtjes kundërshtare me një kontroll të shkëlqyer dhe dërgoi topin në rrjetë (72’), i pesti me një goditje të ulët nga Bobb (84’).
Guardiola dhe të tijtë provuan të shënonin 7 gola për të kaluar Juven, por u ndalën në 6 gola. Cherki realizoi të fundit (88’), ndërsa Eisa shmangu golin e Foden. U mbyll kështu kjo ndeshje dhe Juventusi buzëqeshi.
Skuadra e Igor Tudor do të jetë e para në grup si me fitore, ashtu edhe me barazim në përballjen direkte ndaj Manchester City, pasi me golavarazh të barabartë do të vendosnin golat e shënuar: 9 për Tudor, 8 për Guardiolën, i cili ndaj Wydad nuk shkoi më shumë se një 2-0 të vështirë.