Nuk janë në planet e Ruben Amorim, 4 yjet e Man. United drejt transferimit në La Liga

Nuk janë në planet e Ruben Amorim, 4 yjet e Man. United drejt transferimit në La Liga

21 Qershor 2025 21:59 Telesport Pas dështimit të turpshëm në sezonin e kaluar, Manchester United po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku pritet të largohen shumë nga yjet e ekipit, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Ruben Amorim. 4 prej tyre që e kanë të sigurt largimin janë Marcus Rashford, Alejandro Garnacho, Jadon Sancho dhe Antony. E ardhmja e të katërtëve lojtarëve në fjalë pritet të jetë në La Liga. Marcus Rashford është prej kohësh në radarin e Barcelonës. Sulmuesi anglez ka pranuar dhe një ulje të ndjeshme të rrogës vetëm që të transferohet te klubi katalanas. Problem mbetet shifra 47 milionë euro që Manchester United kërkon për sulmuesin anglez, por nuk përjashtohet mundësia për huazim me detyrim blerjeje. Alejandro...