Dortmund ka fituar 4-2 ndaj Mamelodi, në ndeshjen e dytë për Kupën e Botës për Grupe, në grupin F. Afrikanët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke gjetur avantazhin që në minutën e 10-të me Lucas Ribeiro. Braziliani mori topin nga mesi i fushës dhe e dërgoi atë në rrjetë. SHIKOGOLIN
Gjithsesi, avantazhi i afrikanëve zgjati vetëm 5 minuta, pasi gjermanët barazuan shifrat në minutën e 15-të me Felix Nmecha, i cili ëprfitoi nga një gabim trashanik i portierit të Mamelodi. SHIHGOLIN
Verdhezinjtë shënuan dhe dy herë të tjera brenda pjesës së parë, fillimisht me të zakonshmin Serhou Guirassy 34′ dhe më pas me Jobe Bellingham në fund të pjesës së parë. Ky ishte goli i parë për anglezin me fanellën e Dortmund, i cili shënoi me një goditje të bukur nga brenda zonës. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë u mbyll 1-3 për Dortmundin. Në minutën e 58-të, Dortmund shënon golin e katërt falë autogolit të Khuliso Mudau, por afrikanët nuk u dorëzuan dhe “luftuan” deri në fund.
Në minutën e 62-të, ekipi frikan ngushtoi shifrat me golin e Iqraam Rayners, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori gjatë një goditjeje dënimi. Në fund të kohës së rregullt, erdhi edhe goli i tretë për Mamelodi-n, me Lebo Mothiba. Për afrikanët nuk pati më kohë, Dortmund fiton 4-3 dhe merr kryesimin e grupit F me 4 pikë.
Kupa e Botës për Klube: Jobe Bellingham e bën sefte, Dortmund mposht afrikanët e Mamelodi dhe merr kryesimin e grupit
