Leao largon veten nga merkatoja: Ta vesh fanellën e Milanit është ëndrra më e madhe

Leao largon veten nga merkatoja: Ta vesh fanellën e Milanit është ëndrra më e madhe

Nga data 1 korrik do të hyjë në fuqi klauzola e lirimit, e përfshirë në kontratën e Rafael Leaos. Kushdo që do të paguajë 175 milionë euro te Milani, mund ta marrë lojtarin pa pasur nevojë të negociojë me klubin kuqezi. Askush, përveç klubeve arabe, që nuk e tërheqin sportivisht portugezin, nuk duket i gatshëm t’i afrohet kësaj shume, edhe pse, nëse dikush do të shkonte deri në 100 milionë euro, do të ishte e vështirë për Furlanin dhe Taren të thonin jo. Për shembull, është përmendur Bayern Munich, që duhet të zëvendësojë Sané dhe sheh që Nico Williams, plai A, është shumë pranë Barcelonës. Të gjithë këto zëra, megjithatë, nuk duken se e prekin Leaon, i cili për revistën franceze “L’Officiel” ka dhënë deklarata...