Kupa e Italisë, rezervon sonte një sfidë speciale, derbin e Milanos në aktin e parë të turit gjysmëfinal.
Është në fakt hera e katërt që Milan dhe Inter ndeshen në këtë sezon, më herët dy takime në kampionat me një fitore të Milanit dhe një barazim, si dhe një ndeshje finale në superkupën e Italisë ku kuqezinjtë fituan 3 me 2 dhe morë trofeun.
Për Milanin, kupa është kompeticioni i vetëm që mund të bëjë sa pak të dhimbshëm këtë sezon mjaft zhgënjyes në kampionat dhe Europë.
Të gjitha bateritë e skuadrës së Konseisaos janë në dopiosfidën e kupës ndaj Interit.
Sa i takon organikës në qendër të mbrojtjes duhet te jete dyshja Malik Cau dhe Gabia ndërsa në mesfushë në qendër dyshja Fofana-Rejnders.
Në krahun e djathtë të mesfushës Baloptazh mes Aleks Himenez dhe Musah.
Pulisic dhe Leao do të mbështesin Tami Abraham që duhet ta nisë titullar përpara Santi Himenez.
Në krahun tjetër Inter është në lojë për tre trofe, kampionat, Champions dhe kupa.
Skuadra e Inzagit që udhëheq kampionatin nuk dëshiron të heqë dorë nga kupa, ndonëse është trofeu më pak i lakmuar për ta.
Por derbi mbetet një duel prestigji… në raport me ndeshjen e kampionatit kundër Udineses, disa ndryshime tek Zikaltërit, fjala vjen portieri Martinez në vend të Zomës, apo mbrojtje e re me De Vraj, Bisek dhe Bastoni që është i pezulluar në kampionat.
Në mesfushë Asllani është i skualifikuar e për këtë arsye nuk do të ketë pushim për Calhanoglu, sikurse do të ndodhe në fakt me Mkitarian që e nis nga stoli.
Në mesfushë emrat e tjerë do të jenë Fratezi dhe Barela, pasi ky i fundit do të jetë pushim për skualifikim në fundjave në parma.
Nga krahët Darmian dhe Carlos Augusto dhe në sulm dyshja Markus Turam dhe Korrea. Milan e ka fituar 5 herë kupën e Italisë ndërsa Inter 9 herë.
Ndeshja transmetohet sonte në 21:0-0 në Tring, ashtu sikurse u transmetua të martën në mbrëmje dueli i parë gjysmëfinale mes Empolit dhe Bolonjës.
Këta të fundit konfirmuan formën e shkëlqyer duke fituar 3 me 0 në transfertë e duke hipotekuar kualifikimin në finale, Orsolini në minutën e 23 si dhe dy herë Dalinga në minutat 29 dhe 51 i dhanë fitoren kuqebluve të cilët ndeshjen e kthimit e luajnë në shtëpi./vizionplus.tv
