Partizani teksa ka nisur përgatitjet në Ohër, njoftoi sot afrimin e radhës. Klubi bën të ditur se sulmuesi Judah Garcia, është përforcimi më i fundit para se skuadra të luajë në Conference League ndaj Nome Kalju.
Njoftimi i Partizanit:
“Judah Garcia është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor nga Trinidad Tobago. 24-vjeçari i bashkohet të kuqve pas eksperiencës te AEK Athina B në kampionatin grek. Garcia i cili është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses së Trinidad Tobago ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1”.