Tjetër sukses për FSHF, përmbyllet UEFA CFM. Drejtuesi i Akademisë së UEFA-s: Shpresoj që futbolli shqiptar të përfitojë nga ky program

Tjetër sukses për FSHF, përmbyllet UEFA CFM. Drejtuesi i Akademisë së UEFA-s: Shpresoj që futbolli shqiptar të përfitojë nga ky program

Me një ceremoni diplomimi të mbajtur në ambientet e stadiumit “Air Albania”, u përmbyll mbrëmjen e së enjtes edicioni i dytë shqiptar i programit të njohur “Certificate in Football Management” (UEFA CFM). Ky program prestigjioz u organizua nga Akademia e UEFA-s dhe Shkolla Zvicerane e Administrimit Publik (IDHEAP) e Universitetit të Lozanës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit. Ashtu si në edicionin e parë të zhvilluar në Shqipëri në vitin 2022, edhe këtë herë programi u vlerësua si një sukses i plotë, duke sjellë në Shqipëri ekspertizën dhe përvojën më të mirë europiane në menaxhimin e futbollit. Nga shtatori i vitit 2024 deri në qershorin 2025, 28 profesionistë të fushës së futbollit, jo vetëm nga FSHF dhe klubet shqiptare, por edhe nga Franca, Portugalia, Ukraina,...