“Numri 1” në botë eliminohet nga eventi i Halle, nuk shkon në çerekfinale për hjerë të parë pas 19 turnesh radhazi

20 Qershor 2025

11:20

Telesport

Tenisti italian Jannik Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, u eliminua në raundin e katërt të turneut ATP të Halle (Gjermani). Ai u mund 2-1 (3-6, 6-3, 6-4) nga Alexander Bublik.
Kjo është hera e parë pas 19 turnesh radhazi që Sinner eliminohet para fazës çerekfinale (që nga Shanghai 2023). Madje në tetë turnetë e fundit ku ka marrë pjesë kishte shkuar gjithnjë në finale.
“Kështu ishte e shkruar. Më duhen disa ditë pushim para Wimbledon, pastaj kemi një javë për t’u përgatitur. Por sinqerisht, pak pushim është i mirë për mua tani“, u shpreh Jannik Sinner pas humbjes.
Italiani humbet 450 pikë nga ky turne dhe tani rrezikon të lërë kreun e renditjes botërore, me Carlos Alcaraz që i afrohet gjithnjë e më shumë.