Duelet Europë-Amerikë Latine vijojnë rivalitetin historik, sot Çelsi fitues i Europa League përballë Flamengos 37 herë kampione në Brazil…
FIFA, Botërori i Klubeve, zhvilloi gjatë natës shqiptare dy takime të Grupit B. Sfida e parë i takoi duelit Siatëll- Atletiko Madrid e cila u fitua thjeshtë nga madrilenët 1-3 duke i dhënë shanse ekipit të Simeones për të kaluar në çerekfinale. Gjithnjë nëse në takimin e fundit në grup mundin brazilianët e Botafogo-s
Pak orë më vonë (03:00) u zhvillua dhe big ndeshja PSG-Botafogo. Ky takim konsiderohej si i vështirë për latino amerikanët por në fakt rezultoi i tillë për kampionët e Europës. Me disa mungesa në formacion, PSG nuk arriti të marrë qoftë dhe një pikë në këtë takim i cili përfundoi 0-1 për brazilianët.
Ndërkohë sot në orën 18:00 ndeshja e Grupit C, Benfika- Okland. Portugezët janë ndjeshëm favoritë ndaj neozelandezëve me këta të fundit që regjistruan dështimin historik me Bajernin 10-0.
Pak më vonë, gjithnjë sipas orës shqiptare (21:00), kalendari ofron ndeshjen e Grupit D, Flamengo- Çelsi. Një sfidë mjaft interesante dhe me pritshmëri të lartë mes dy shkollave të ndryshme sportive. FIFA ka zgjedhur si arbiter kryesor 34 vjeçarin nga El Salvadori Ivan Arcides Barton Cisneros.
Me takimin në ‘Lincoln Financial Field’ (Filadelfia) si Flamengo ashtu dhe Çelsi vijnë pas fitoreve identike në grup 2-0 përkatësisht me Esperance Tuniz dhe Los Anxheles./Sportiim.al/
Vazhdo leximin