Luis Enrique paralajmëron ekipet “big” në Europë: Jemi në fillimin e një dominimi afatgjatë të PSG

PSG u mund sot 0-1 nga Botafogo në ndeshjen e dytë të Botërorit për klube, po kjo nuk e shqetëson trajnerin Luis Enrique. Në një deklaratë, ai shprehet se ekipi i tij, kampion i Europës këtë sezon, duhet të ketë ambicien për t’u bërë një skuadër dominuese në terma afatgjatë.
Luis Enrique nuk e fsheh ambicien e PSG së tij. “Ne jemi kampionë të Evropës, askush nuk mund ta heqë këtë fakt nga ne. Mendoj se jemi një kampione e bukur evropiane, sepse rruga jonë ka qenë e vështirë”, theksoi trajneri spanjoll.
“Ne jemi vetëm në fillim, hapat e parë të një skuadre që dëshiron të bëhet dominuese. Objektivi ynë është shumë, shumë ambicioz. Kemi lojtarë dhe një klub fitues, shumë fitues që duan të vazhdojnë“, tha më tej Luis Enrique.
“Ju tashmë mund të ndjeni se të gjithë po luajnë me një motivim të veçantë kundër nesh. Pra, është një sfidë e mirë për ne. Të gjithë duan të luajnë kundër nesh dhe të na mundin. Të gjithë flasin mirë për ne, por në të njëjtën kohë ne po përpiqemi të përmirësojmë këtë besim“, tha më tej Enrique.
Në fund, ai tha: “Botërori për klube është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne, duhet të vazhdojmë të qëndrojmë 100% të fokusuar për të shkuar të marrim finalen dhe trofeun. Të gjithë janë të uritur për fitore, për të fituar tituj, është e rëndësishme për tani dhe për vitin e ardhshëm”.