Emri i Ronald Araujo është rikthyer në faqet e para për sa i përket tregut të transferimeve. Nuk është hera e parë, pasi edhe në janar 2024, mbrojtësi uruguaian ishte shumë afër Bayern Munich, një operacion i bllokuar më pas nga Xavi Hernández për shkak të mungesave të shumta në mbrojtje.
Ndërsa këtë janar, ishte Juventus klubi që u përpoq me këmbëngulje. Pavarësisht rinovimit deri në vitin 2031, Araújo konsiderohet i transferueshëm. Vlera e tij në treg, rreth 80 milionë euro, e bën atë një aset të rëndësishëm në një repart që ka disa lojtarë të tepërt.
Barcelona ka gjashtë mbrojtës qendrorë për dy vende në skuadër (Christensen, Cubarsí, Íñigo, Eric García, Koundé dhe Araújo), por Deco (drejtor sportiv i klubit “blaugrana”) sheh si një repart strategjik që mund ta shfrytëzojë për të mirën e klubit.
I dyshuari kryesor për largimin nga klubi mbetet Christensen, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026 dhe nuk do të rinovohet. Gjendja e tij fizike dhe rënia e performancës e komplikojnë një transferim të mundshëm.
Nga 1 korriku, do të hapet një dritare 15-ditore në të cilën Araújo mund të largohet për 65 milionë euro me një klauzolë të përkohshme. Agjentët e tij mbeten vigjilentë, por mes dëshirës për të qëndruar, pagës bruto 15 milionëshe dhe kërkesave shumë të larta ekonomike, mbetet për t’u shkruar e ardhmja e tij.
Barcelona jep “dritën jeshile” për shitjen e mbrojtësit për 65 milionë euro, do të hapë një vend në skuadër
