Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manchester City debuton me fitore, Foden: Ishte më e vështirë të menaxhoje vapën se rivalët
19 Qershor 2025 9:15 Telesport Skuadra e Manchester City e nisi me këmbën e mbarë Botërorin e klubeve që po zhvillohet në Amerikë. “Citizens” mundën 2-0 afrikanët e Wydad Casablanca dhe një nga protagonistët ishte Phil Foden. Ai realizoi një nga dy golat e fitores së skuadrës së trajnerit Pep Guardiola. Mesfushori ka analizuar ecurinë e Manchester City në këtë sfidë, duke vënë në pah kushtet e vështira të zhvilluara sfida, për shkak të vapës. “Ishte e vështirë me këto temperatura sepse ne nuk jemi mësuar të luajmë në këtë vapë. Kështu që, duhej ta mbanim topin më shumë dhe të ishim më të duruar. Mendoj se vapa ishte një kundërshtar i fortë”, shpjegoi Foden. Në fund, mesfushori anglez shtoi: “Komplimente edhe për rivalët tanë,...