Bayern dhe Leverkusen në garë për sulmuesin 23-vjeçar brazilian që zhgënjeu me Juventus

19 Qershor 2025

9:36

Telesport

Dy emra të mëdhenj të Bundesligës po e kthejnë vëmendjen te Kaio Jorge. Braziliani, që ka luajtur në Serie A me Juventus e Frosinone, aktualisht është rikthyer në vendlindje, ku luan për Cruzeiro.
Sipas “O Tempo”, 23-vjeçari ka përfunduar në fokusin e Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich, që kanë nisur një garë mes tyre për ta sjellë në Europë, këtë herë në Bundesliga.
Çmimi i kërkuar për lojtarin, i cili shënoi 8 gola në 11 ndeshje në Brazil sezonin e kaluar, është rreth 25 milionë euro. Ai ka një kontratë deri në vitin 2028 me Cruzeiro, ku u rikthye pas dështimit në Itali.
Dy ekipet e njohura gjermane synojnë t’i japin një shans të dytë sulmuesit, që në Itali realizoi edhe 3 gola në Serie A me Frosinone (me bardhezinjtë luajti 9 ndeshje në kampionat).