19 Qershor 2025
9:00
Alfred Lleshi
Real Madridi nuk arriti të fitonte në debutim kundër Al Hilal, me sfidën që përfundoi 1-1, por gjendja shpirtërore e presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez, nuk mund të quhet aspak e zymtë. Në deklaratat e dhëna nga vetë presidenti, dallohet entuziazmi përballë asaj që, sipas tij, është një ngjarje historike.
Në vijim janë fjalët e tij: “Çdo sezon sjell sfida të reja. Kemi një trajner të ri, lojtarë të rinj dhe po hyjmë në këtë kompeticion emocionues, ku është bërë çdo përpjekje për ta mundësuar. Kjo është Kupa e parë e Botës për Klube dhe jam i sigurt që do të jetë një sukses. Jemi këtu me entuziazëm të madh.
Futbolli është sporti më global në botë dhe falë teknologjisë mund ta festojmë këtë kompeticion të jashtëzakonshëm. Fakti që është falas iu lejon fëmijëve nga çdo cep i planetit të shohin Real Madridin në veprim. I falënderoj nga zemra DAZN-in dhe FIFA-n për mbështetjen e tyre në realizimin e këtij vizioni. Kam qenë gjithmonë një mbështetës i madh dhe sot po shohim ëndrrën që po merr formë”.
