18 Qershor 2025
20:06
Telesport
Pas zyrtarizimit të drejtorit sportiv dhe të trajnerit të ri, drejtuesit e Milanit kanë filluar nga punë për të bërë lëvizjet e nveojshme për sezonin e ri. Kuqezinjtë janë shumë pranë transferimit të Granit Xhakës. Igli Tare ka qenë këto ditë në Leverkusen dhe mendohet të ketë mbyllur marrëveshjen me “Aspirinat” për transferimin e mesfushorit shqiptar.
Ndërkohë, një tjetër kërkesë e Max Allegrit është edhe përforcimi në sulm. I preferuari i Allegri-t është ish-sulmuesi i Juventusit, tashmë i Fiorentinës, Moise Kean, kaluzola e të cilit është 52 milionë euro, një shifër jo e përballueshme aktualisht nga Milan.
Plani i kuqezinjve është që të përfshijnë në marrëveshje me klubin vjollcë edhe lojtarë të tjerë si Pietro Terracciano, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Fiorentinës. Gjithsesi, bisedimet mes dy klubeve janë ende në fazën fillestare, nuk ka ofertë apo propozim konkret.
