Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Thuram: Jemi Juventusi, kemi ardhur për ta fituar Botërorin e Klubeve
18 Qershor 2025 12:48 Alfred Lleshi Në mikrofonin e “SportMediaset”, mesfushori i Juventusit, Khephren Thuram, ka folur në prag të debutimit të sotëm në Botërorin për Klube kundër Al Ain: “Ndihemi mirë dhe të lumtur që jemi këtu në Amerikë për ta nisur këtë Botëror për Klube”. Deri ku mund të shkojë Juventusi?Nuk e di, por sigurisht që duam të shkojmë në finale dhe ta fitojmë, sepse kur luan te Juventusi dëshiron të fitosh gjithçka. Çfarë pret nga Al Ain?E dimë që është një skuadër e madhe, që ka fituar Ligën e Kampionëve të Azisë. Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd, ne duam të fitojmë. Çfarë mendon se mund të përmirësosh në pritje të sezonit të ardhshëm?Mund të rritem shumë, kam ende mjaft për të mësuar...