Yamal dhe influencuesja 29-vjeçare zbulojnë të vërtetën e “romancës” së tyre

Lamine Yamal dhe Fati Vázquez kanë qenë protagonistët e kopertinës së kësaj të mërkure të revistës “Lecturas”, nën titullin “Lamine Yamal relaksohet me një influencuese 30-vjeçare”. Romanca e mundshme doli në dritë të hënën e kaluar dhe që prej asaj kohe ekspertët e thashethemeve kanë tentuar të zbulojnë në detaje çfarë po ndodh mes tyre.
Gazetari Javi de Hoyos ka mundur të kontaktojë me Lamine Yamal për të mësuar versionin e tij mbi ngjarjen. Bashkëpunëtori i emisionit “La familia de la tele” informoi nëpërmjet llogarisë së tij në TikTok se lojtari i Barcelonës i kishte thënë që në fillim: “Nuk jam lidhur me Vázquez”.
Dy ditë më vonë, de Hoyos konfirmoi se statusi i numrit 19 të Barcelonës vazhdon të jetë i njëjtë, por sqaroi gjithashtu se lajmi që ai kishte shkuar me pushime në Itali me shokë të tjerë të Barçës ishte i pavërtetë, pasi kishte qenë “me ekipin e tij”.
“Ai vazhdon të më sigurojë se nuk është lidhur me Fati Vázquez”, – tha gazetari. Megjithatë, fotot ekskluzive të publikuara nga revista “Lecturas”, ku ai shihet me të në një jaht mbi ujë, janë për shkak se “në atë udhëtim që bënin me miq kishte një moment kur ata ishin bashkë në jaht, por nuk ka asgjë mes tyre”.

Gazetari pati gjithashtu mundësinë të flasë me Fati Vázquez në episodin e parafundit të “La familia de la tele”, ku nuk u përmbajt aspak për të zbuluar të vërtetën mbi marrëdhënien e saj me djalin e Mounir Nasraouit.
Gjëja e parë që tha influencuesja ishte falënderimi për “mundësinë që të shprehem pas kaq shumë spekulimesh”, duke shtuar se “po bie e gjitha mbi mua dhe më duket e padrejtë”. Po ashtu, ajo sqaroi se “jam 29 vjeçe, jo 30. Nuk kam bërë absolutisht asgjë, nuk kam vrarë njeri…, kjo është shumë e rëndë dhe po ndikon shumë te familja ime”.
TikTok-erja pranoi në “La familia de la tele” se “po marr shumë fyerje”.
Sa i takon udhëtimit në Itali, Fati Vázquez tha se “thjesht kam kaluar disa ditë me të, siç shihet në kopertinë, dhe kaq. Nuk do të them asgjë më shumë, nuk dua t’i jap më shumë rëndësi kësaj çështjeje, sepse më duket krejtësisht e panevojshme”.