Çmenduri për Gyokeres, gjigantët e Italisë gati të shesin 8 lojtarë për ta siguruar

17 Qershor 2025

15:30

Telesport

Juventus-i është i gatshëm të shesë tetë lojtarë për të mposhtur konkurrencën e Premier League për të siguruar Viktor Gyokeres.
Menaxherët e sulmuesit të Sporting kanë qenë në bisedime me Arsenalin dhe Manchester United për pjesën më të madhe të vitit. Megjithatë, të dy klubet po hezitojnë të paguajnë çmimin prej 80 milionë eurosh të kërkuar nga Sporting.
Tasni, Juve po bën një lëvizje për ndërkombëtarin suedez.
Il Corriere dello Sport thotë se Juve është i përgatitur të shesë deri në tetë lojtarë për të financuar përpjekjet e tyre për të nënshkruar Gyokeres këtë verë.
Dusan Vlahovic dhe Douglas Luiz mund të largohen, si dhe Lloyd Kelly, i cili sapo ka nënshkruar kontratë të përhershme nga Newcastle. Samuel Mbangula, Daniele Rugani, Filip Kostic, Mattia Perin dhe Arkadiusz Milik gjithashtu mund të largohen.
Juve gjithashtu po i ofron Gyokeres një kontratë me vlerë 11 milionë funte në vit për ta bindur atë të transferohet në Torino.