Futboll dhe dashuri…; Sergio Ramos feston përvjetorin e martesës me gruan në Los Angeles

17 Qershor 2025

9:04

Alfred Lleshi

Sergio Ramos është në festë së bashku me partneren e tij, Pilar Rubio. Ata po festojnë përvjetorin e tyre të gjashtë të martesës dhe, sigurisht, po e bëjnë në mënyrë madhështore. Kanë udhëtuar në Los Angeles, qytet të cilin të dy e konsiderojnë kyç në fillimin e historisë së tyre, për ta festuar këtë përvjetor, i cili kurorëzoi një marrëdhënie prej më shumë se një dekade dhe katër fëmijësh së bashku.
Ish-lojtari i Real Madridit ka publikuar një përmbledhje fotosh me bashkëshorten e tij, shoqëruar me një mesazh të bukur: “6 vite duke u dashur, duke u kuptuar, duke u gëzuar si familje dhe si çift, duke festuar me miqtë, duke u rritur, duke qeshur, duke qarë, duke u emocionuar, duke u përshtatur me ndryshimet dhe duke qenë ende vetvetja. Sa bukur është ta festosh aty ku filloi gjithçka. Të dua!”
Sergio Ramos nuk do të ketë shumë kohë për ta shijuar kohën e lirë. Ish-mbrojtësi i Real Madridit do të debutojë në Botërorin për Klube me Monterrey kundër Interit të Milanos, të mërkurën më 18 qershor.