Pas fitores bindëse 4-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të Botërorit për Klube, parizienët përgatiten për sfidën e radhës ndaj Botafogo, gjithashtu me 3 pikë, që do të jetë vendimtare për të fituar vendin e parë në grupin B të turneut.
Një skuadër, ajo braziliane, që mbrojtësi i parizienëve Marquinhos e njeh mirë: “Do të jetë një ndeshje vendimtare. Kjo përballje me Botafogon do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Edhe pse ata kanë humbur disa lojtarë të rëndësishëm nga titulli i sezonit të kaluar, kanë ruajtur një nivel të shkëlqyer”.
Më pas, qendërmbrojtësi brazilian foli për kërkesat që trajneri Luis Enrique i bën atij dhe skuadrës, edhe pas një sezoni të jashtëzakonshëm si ai që kulmoi me fitimin e Champions League. Edhe në këtë turne, trajneri spanjoll kërkon përqendrim maksimal, ashtu si në çdo stërvitje:
“Ai (Luis Enrique) nuk pranon sipërfaqësinë, nuk pranon intensitetin e ulët në stërvitje apo në ndeshje. Kjo është ajo që na përgatit të përballemi me kundërshtarë të rëndësishëm si Botafogo, edhe pse nuk jemi mësuar të luajmë kundër skuadrave braziliane. Do të jemi gati dhe do të luajmë një ndeshje me shumë intensitet, duke ditur që do të jetë e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë”.
“Do intensitet edhe në stërvitje, nuk pranon sipërfaqësinë”; Marquinhos zbulon sekretet e Luis Enrique
