Zsolt Low është emëruar trajner i skuadrës së Leipzig dhe rrugëtimi i tij në detyrë do të nisë menjëherë me gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Shtutgart. “Është një situatë unike për të gjithë ne. Shkova në Leipzig të dielën dhe drejtova seancën time të parë stërvitore të hënën”, tha Low.
Më tej, trajneri komentoi: “Ne folëm për qëllimet tona dhe mendimet e mia për shtatë javët e ardhshme, si dhe për atë që duhet të bëjmë për të qenë të suksesshëm. Na duhen vetëm dy fitore për të ngritur një trofe me rëndësi që të shkojmë në histori”.
Ai deklaroi se si e kishte mësuar emërimin e tij në stolin e Leipzig. “Është një histori qesharake. Unë dhe gruaja ime po kalonim fundjavën bashkë sepse donim të festonim një ditë. Më pas, Marcel Schäfer, drejtori sportiv i Leipzig, më telefonoi papritur dhe më tha se unë jam njeriu i duhur për këtë punë”, tha Low.
“Leipzig do të thotë shumë për mua, unë fillova punën time të trajnerit këtu dhe është pjesë e kësaj familjeje deri në vitin 2018. U hutova dhe harruam se kishim shkuar për të festuar ditëlindjen me bashkëshorten”, shtoi trajneri i Leipzig.
“Më pas mora edhe besimin e Jurgen Klopp. Ai ishte shumë bindës. Për mua është një nder. Nuk duhej të mendohesha dy herë për të thënë PO. Ka një arsye që unë jam këtu, ne kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Low.
“Kur të telefonon Jurgen Klopp për të ofruar një detyrë si trajner nuk duhet kurrë të thuash JO”
