16 Qershor 2025
9:41
Telesport
Xabi Alonso është gati të debutojë në stolin e Real Madrid, duke zënë vendin e Carlo Ancelotti në pankinën e “los blancos”. E para me Real është planifikuar të mërkurën (ora 21:00) kundër Al Hilal të Simone Inzaghi.
Trajneri spanjoll Xabi Alonso e ka të qartë objektivin që duhet të arrijë me skuadrën e Real Madrid, ku dikur edhe ka luajtur: “Kemi ardhur me entuziazëm, duam të luajmë një turne të mirë dhe të arrijmë në fund”.
“Kemi shumë pak kohë për t’u njohur dhe për t’u stërvitur, por kontaktet e para me lojtarët kanë qenë shumë pozitive. Ne po fillojmë të njihemi, më duhet të lidhem me ta për të kuptuar se çfarë ka nevojë çdo lojtar”, tha Xabi Alonso
“Unë jam trajner, por më pëlqen të jem pranë të gjithëve. Duhet t’i japim përparësi asaj që është e rëndësishme: Si duam të luajmë dhe çfarë duam të jemi. Këtë gjë duam ta bëjmë që në momentin e parë”, tha trajneri spanjoll.
