PSG e mundi me “poker”, Simeone: Përkushtimi ynë nuk mungoi, por parizienët luajtën më mirë

16 Qershor 2025

8:56

Alfred Lleshi

Pas humbjes së thellë 4-0 ndaj PSG, fituesit të freskët të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Botërorit për Klube, trajneri i Atletico Madridit, Diego Pablo Simeone, analizoi atë që ndodhi:
“Kur e rimerrnim topin, nuk arritëm ta shprehnim lojën siç duhet. Futja në lojë e Koke na dha më shumë qartësi për të dalë nga presioni. Iu afruam 2-1, por arbitri vendosi të mos e quante të vlefshëm golin dhe që aty gjithçka u bë më e ndërlikuar. Përjashtimi i Lenglet shkaktoi edhe më shumë çrregullim te ne, parizienët e mbyllën ndeshjen”.
Çfarë pa pozitive: “Sa i përket qëllimit dhe përkushtimit, pashë një skuadër që u përpoq, por nuk ia doli. Kjo humbje e rëndë na detyron të marrim rezultate të mira në ndeshjet e ardhshme”.
Më pas, edhe një koment mbi temperaturat: “Në gusht është po aq vapë. Nuk e fajësoj nxehtësinë. Nxehtësia ishte e njëjtë për të dyja skuadrat. Parizienët luajnë shumë mirë, janë në gjendje të bëjnë diferencën. Ne mund të bënim më mirë, patjetër”.