Mustafa Nano, ka komentuar ne emisionin e tij Arnautistan, rreth Kombëtares shqiptare.
Nano ka treguar një sekret të tijin personal, duke qenë një nga shqiptarët e shumtë që ka bërë të njëjtën gjë dhe ka të njëjtin përjetim dhe dilemë në kokë, nëse Armando Broja do të bëhet lojtari më i mirë që kemi pasur në historinë tonë apo rruga e tij do të ndalet para kohe.
Dëmtimet i kanë prishur shumë punë këtij lojtari që dikur ngrinte në këmbë të gjithë tifozët e Shqipërisë me spektaklin e tij, por në kohët e fundit duke përjashtuar disa shpërthime hera-herës që shfaq të gjithë potencialin e tij, nuk po rikthehet në formën e dikurshme.
“Po nxjerr një sekret timin, unë u dashurova aq shumë me Armando Brojën kur e pashë për herë të parë, aq sa më mbrapa e kam ndjekur në cdo ndeshje që ka luajtur, qoftë edhe 5 minuta apo 2 minuta, nuk kam lënë ndeshje të Brojës pa parë. Kam ndjekur edhe kartelën e tij shëndetësore, mjekësore, jam futur në ëeb-et angleze. Hera e parë që e them publikisht këtë, kaq shumë i apasionuar kam qenë pas tij, dramat e tij ishin edhe të miat, kur ulërinte në fushë në dëmtime. Mu thaftë goja, por kam një frikë që ai nuk bëhet më”, tha Mustafa Nano.
Mustafa Nano nxjerr një sekret: Po e them për herë të parë, isha i dashuruar me Armando Brojën! Kur ai dëmtohej në fushë…
