Trump: E ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit tim të parë

Trump: E ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit tim të parë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë ka ndalur shpërthimin e një konflikti të mundshëm ushtarak mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar situatën në atë kohë si jashtëzakonisht të rrezikshme.Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump u shpreh:“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në përplasje të ashpra, siç kanë qenë për dekada me radhë, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova!”.Trump kritikoi pasardhësin e tij, Joe Biden, për “vendime shumë të gabuara” që sipas tij kanë dëmtuar perspektivën afatgjatë të paqes në rajon, por premtoi se “do ta rregulloj sërish”.Në të njëjtin postim, Trump përmendi edhe konfliktet mes Egjiptit dhe Etiopisë,...