14 Qershor 2025
23:18
Telesport
Piloti britanik i Mercedes, George Russell, siguroi “pole position” në pistën e Montreal, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1. Ai befasoi të gjithë me paraqitjen e tij, duke ndalur kronometrin në kohën 1’10”899.
Russell siguroi “pole” në xhiron e fundit, duke ia rrëmbyer atë Max Verstappen, i dyti me Red Bull. Këta dy pilotë do ta nisin garën e nesërme (ora 20:00 me orën shqiptare) nga vija e parë e startit.
Në vendin e tretë u rendit kryesuesi i Botërorit, Oscar Piastri me McLaren, që la pas makinën tjetër Mercedes të Kimi Antonelli (i katërti). Në vendin e pestë u klasifikua Lewis Hamilton me Ferrari.
Në vendin e gjashtë doli Fernando Alonso (Aston Martin), që la pas Lando Norris (McLaren) e Charles Leclerc (Ferrari). Në top-10 më të mirët edhe Isack Hadjar (RB) dhe Alexander Albon (Williams), ndaj pritet një garë e fortë të dielën.
